Tronditet Kombëtarja shqiptare

Gianni De Biasi ka marrë lajme aspak të mira para ndeshjeve të Kombëtares kundër Lihtenshtajnit dhe Spanjës më 6 dhe 9 tetor

Rei Manaj pësoi një dëmtim në ndeshjen që Pescara e humbi 2¬0 përballë Kievos sot në shtëpi. Sulmuesi kuqezi u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 67-të për shkak të një problemi në kavilje.

Situata e lëndimit do të qartësohet nesër pas kontrolleve të hollësishme mjekësore, ndërsa sipas mediave italiane, paraprakisht mendohet se dëmtimi nuk është shumë i rëndë, shkruan Panorama Sport. Shpresëdhënës është fakti që vetë lojtari këmbënguli të qëndronte në fushë, por trajneri Odo bashkë me stafin vendosën ta nxjerrin për të mos rrezikuar.

dee-biasi_1475348264-8333962

Temat
RajonSport

Të afërta