Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Shkodër, kanosi me armë, në kërkim 31-vjeçari

Policia e Shkodrës parandaloi një vrasje në fshatin Ndreaj, duke shpallur në kërkim një 31-vjeçar.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30 të së premtes ku janë konfliktuar për motive të dobëta M. K dhe Tom Papçi, 31 vjeç.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë është evituar agravimi i ngjarjes. Në vend u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe arma e Papçit. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Ndaj 31-vjeçarit rëndon akuza e kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Exit mobile version