Botë

Raiola: Donnarumma më i mirë se Buffon

By Dijart Dyla

September 30, 2016

Mino Raiola, menaxheri i famshëm italian, mendon se portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma do të bëhet më i mirë se legjenda e Juventusit, Gianluigi Buffon.

“Donnarumma do të bëhet edhe më i mirë se Gigi Buffon, sepse kushdo që vjen në të ardhmen, është gjithmonë më mirë se ai në të kaluarën”, ka deklaruar Raiola.

Donnarumma, i cili ka debutuar me Milanin sezonin e kaluar, është duke shkëlqyer në Serie A, përcejell Express.

Kurse, Buffon, i cili është në përfundim të karrierës, është njëri ndër portierët më të mirë në botë tash e disa vite.