Lajme

Qeriqi zhgënjehet nga veteranët, nuk i dalin në protestë

By Dijart Dyla

September 30, 2016

Me iniciativën e përfaqësuesit të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi, sot veteranët organizuan një protestë para ndërtesës të Qeverisë së Kosovës. Gjatë protestës ata parashtruan për qeverinë pesë kushte ndër të cilat ishin kërkimi i shfuqizimit të vendimit të fundit nga ministri i punës dhe mirëqenies sociale , për të cilin veteranët thonë se i dëmton të drejtat e familjareve të dëshmorëve dhe sigurimin e një buxheti afatgjatë për pensionet e veteranëve.

Por pjesmarrja e paktë e veteranëve e ka zhgënjyer tej mase Qeriqin i cili me anë të një shkrimi ka kritikuar rëndë veteranët që nuk morën pjesë. Ai ka theksuar se pjesmarrja e ulët i tregoi qeverisë se nuk ka rrezik nga veteranët.

“Por sot po ndalem dhe po mendoj çka presin kjo kategori kur del kryeministri I vendit sot dhe thot se nuk ka bugjet për veteran.E di që jeni të dëshpruar sepse edhe vet jam ekstrem I dëshpruar.Por heshtja në njëfar forme është pranim.Sot duke e parë kërkesen e juaj të vazhdueshme për këto padrejtësi që po bëhen, kam pritur që do të merrni më masovisht në protestë që ta sheh qeveria dhe të reflektoj në sigurimin e pensioneve për veteranët.Por sot ne I treguam qeverisë që mos të shqetësohet dhe të ndihet rehat sepse nuk po u pritka rrezik nga veteranët e UÇK-së.” tha Qeriqi.

Ai ka kërkuar nga bashkëluftëtarët që të jenë unik në të ardhmen.