Botë

Interi pëson tjetër humbje në Europa League (Video)

By Dijart Dyla

September 29, 2016

Pas humbjes shokuese në shtëpi nga Hapoel Beer Sheva, Interi është mposhtur sërish. Kësaj radhe si mysafirë i Sparta Pragës, ndeshje kjo që përfundoi 3:1

Interi i Frank de Boer ka vazhduar me rezultate negative në Europa League. Skuadra italiane ka pësuar humbjen e dytë në po kaq ndeshje, duke u mposhtur nga Sparta Pragës me rezultat 3:1, përcjell Gazeta Express.

Interi e nisi keq ndeshjen duke pësuar dy gola për 25 minuta. Vaclav Kadlec ishte golashënuesi për vendasit.

Në pjesën e dytë, në minutë e 71’të, Rodrigo Palacio i dha shpresa skuadrës së De Boer për një rezultat pozitiv duke shënuar për 2:1, por këtë shpresa i shoi mbrojtësi Andrea Ranocchia që u ndëshkua me karton të kuq dhe më pas ra edhe goli i tretë për vendasit.

Kjo është humbja e dytë e Interit në po kaq ndeshje, dhe gjendet e fundit në renditje në Grupin K.