Nëse mendoni se Hilary Duff është ende vetëm, gaboheni rëndë pasi ajo po shijon pas shumë vitesh një romancë. Ndonëse prej kohësh është munduar që ta fshehë, ajo tashmë e ka pranuar se është në lidhje me trajnerin e saj.
Pas divorcit me Mike Comrie, Hilary Duff është ftuar në emisionin “Good Day New York” për të folur për jetën e saj si një nënë beqare.
Teksa po u tregonte publikut se është single, në ekranin e madh prapa saj moderatorja e spektaklit shfaq një foto të Duff me trajnerin Jason Walsh.
E pyetur drejtpërdrejtë nëse është në një lidhje romatike me trajnerin bukurosh, Hilary ndjehet e detyruar të thote “po”.
Më pas për të zbutur situatën ajo shton se e njeh Jason prej shumë vitesh dhe se së fudmi po shoqërohen shumë me njëri-tjetrin dhe kanë një lloj kimie mes tyre