Lajme

Të hënën miratohet edhe ligji i fundit i reformës në Drejtësi, çfarë do të ndodhi më pas!

By Dijart Dyla

September 24, 2016

Ka mbetur vetëm ligji për organizimin e Gjykatës Kushtetuese për t’u diskutuar nga komisioni i reformës në drejtësi nga paketa me 7 ligjet emergjente, të cilat do të shkojnë për votim në parlament në datën 29 shtator.

Këto ligje nuk kanë mundur të gjejnë konsensusin e opozitës e cila pretendon se mazhoranca po shkel marrëveshjen e arritur në 21 korrik.

Miratimi i këtyre ligjeve të enjten e 29 shtatorit do t’i hapë rrugë implementimit të plotë të reformës duke filluar nga rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe deri tek ngritja e prokurorisë së posaçme dhe byrosë kombëtare të hetimit që do të vërë në lupën e korrupsionit zyrtarët e lartë të vendit.

Ligji i rivlerësimit kalimtar i gjyqtarëve dhe prokurorëve që u miratua më 30 gusht me 88 votat e mazhorancës dhe që hyn në fuqi më 8 tetor, parashikon ngritjen e të gjitha institucioneve që do të kryejnë rivlerësimin, si Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kolegji i Apelimit, Komisionerin publik dhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. Mbi bazën e këtij ligji do të bëhet vlerësimi i pasurisë, vlerësimi i integritetit profesional dhe i figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Roli i shtuar i ndërkombëtarëve në këtë ligj, afatet kohore të papërcaktuara për rivlerësim dhe organet të cilat do të zbatojnë përputhshmërinë e kritereve të kandidatëve, kanë bërë që demokratët të mos e votojnë ligjin e rivlerësimit dhe për më tepër ta testojnë në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese do të përballet me sfidën më të madhe të këtyre 25 viteve, teksa do t’i duhet të shqyrtojë një ligj të cilin e mbështet SHBA dhe BE dhe përmes të cilit gjendet në konflikt interesi, pasi ligji i rivlerësimit parashikon kontrollin edhe të vetë anëtarëve trë kushtetuese.

Ligji për strukturën e posaçme antikorrupsion ose SPAK është ligji i sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili parashikon ngritjen e Prokurorisë së Posaçme, Gjykatave të posaçme dhe Byrosë Kombëtare të hetimit. Këto institucione do të hetojnë ekskluzivisht zyrtarët e lartë për veprat e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Prokuroria e Posaçme do të ketë 10 prokurorë të cilët do të trajnohen nga ekspertë të SHBA, së bashku me oficerët e policisë të Byrosë Kombëtare të Hetimit të ndihmuar edhe nga ekspertë të teknologjisë së informacionit dhe krimit ekonomik. Ligji për SPAK pritet të votohet në komisionin e reformës në drejtësi ditën e hënë.

Ligji për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë është ligji që rregullon objektin e punës së prokurorisë dhe marrëdhënien midis Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorive të rretheve. Ky ligj i jep fuqi kryeprokurorit të rrethit të organizojë punën në mënyrë të pavarur nga Prokuroria e Përgjithshme. Ligji i cili është miratuar në komisionin e reformës, është kundërshtuar nga PD me pretendimin se krijonte dezintegronte punën e prokurorisë dhe krijonte të ashtuquajtur ishuj të prokurorive të rretheve duke i zvogëluar peshën prokurorisë së përgjithshme.

Ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve është ligji që rregullon të drejtat dhe detyrimet e trupës gjyqësore, zhvillimin e karrierës si dhe vlerësimin etik dhe profesional të tyre. Ky ligj i cili gjithashtu u miratua vetëm me votat e mazhorancës pas bojkotit të opozitës, përcakton edhe pagat e gjyqtarëve të cilat do të pësojnë një rënie nga drafti i parashikuar më herët.

Ligji për organizimin e pushtetit gjyqësor në republikën e Shqipërisë krojin rregullat në lidhje me organizmin dhe funksionimin e gjykatave, kompetencat dhe madhësitë e gjykatave si dhe organizmin e brendshëm të gjykatave përsa i përket administratës dhe statusit të nëpunësit civil

Ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, është ligji që i jep jetë të gjitha organeve të reja që do të formojnë arkitekturën e sistemit. Fokusi do të jetë në përcaktimin e rregullave dhe parimeve të organizmit dhe funksionimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë të cilat janë edhe organet qeverisëse të sistemit të ri të drejtësisë, si dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, detyra e të cilit është të procedojë në mënyrë disiplinore të gjithë anëtarët e sistemit të drejtësisë.

Ligji i fundit, ai që ende nuk është diskutuar në komisionin e reformës në drejtësi, Ligji për organizmin dhefunksionimin e kushtetueses, ligj i cili përcakton rregullat e funksionimit të ë më të lartë në vend

Të 7 ligjet mbështetëse të paketës kushtetuese, do të shkojnë për votim në seancën parlamentare të 29 shtatorit, ku pritet të ketë debate, pasi opozita deri tani nuk pritet të japë votën e saj për asnjë ligj, ndërsa ka paralajmëruar një betejë kushtetuese duke nisur me ligjin e rivlerësimit.