Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Juventusi vazhdon me fitore (Video)

Juventusi ka vazhduar me fitore në Serie A

Pas fitores prej 4:0 ndaj Cagliarit, ‘Zonja e Vjetër’ ka arritur një tjetër fitore në Serie A. Kësaj radhe Juve e ka mposhtur Palemron si mysafirë me rezultat minimal 1:0.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua përmes ish mbrojtësit të Barcelonës, Dani Alves. Braziliani lansoi një goditje të fuqishme nga distanca në minutën e 49’të, duke e detyruar lojtarin e Palermos, Edoardo Goldaniga, të shënojë autogol.

Ky doli të ishte goli përfundimtar i ndeshjes pasi deri në fund nuk u tundën më portat. Pas kësaj fitoreje, Juve ka grumbulluar 15 pikë, katër më shumë se Napoli që duke filluar nga ora 20:45 përballet me ChievoVeronan.

Exit mobile version