Botë

Hashash e përgatitje kokaine, zbulohet baza e shqiptarëve në Greqi (fotot)

By Dijart Dyla

September 24, 2016

Tre shqiptarë janë prangosur në Larisa të Greqisë, si pjesë e një organizatë kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikun e drogës.

Mediat greke, raportojnë se gjatë aksionit atyre iu gjet një fermë e shndërruar në një punishte për kultivimin e kanabisit dhe përgatitjen e kokainës.

Policia pasi arrestoi shqiptarët dhe dy grekë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur njofto se sekuestroi serën me kanabis, 3.6 metra të larta, 10 kg kanabis, kokainë, peshore elektronike dhe materiale të posaçme që shërbenin për kultivimin e hashashit.