Arsenali fiton derbin londinez (Video)

Derbi londinez i takon Arsenalit

Arsenali ka fituar derbin londinez ndaj Chelseat. Ekipi i Arsene Wenger u tregua më i fortë se ai i Antonio Contes, duke triumfuar 3:0 në ndeshjen që u zhvillua në ‘Emirates Stadium’.

Golin e parë për ekipin e Wenger e shënoi sulmuesi Alexis Sahnchez në minutën e 11’të, pas një gabimi të Gary Cahill. Derisa tre minuta më vonë Theo Walcott dyfishoi epërsinë.

Golin përfundimtar të takimit e shënoi mesfushori Mesut Ozil në minutën e 40’të të ndeshjes, për të triumfuar kështu në derbin londinez me rezultat 3:0.

Këtë ndeshje Granit Xhaka e nisi nga banka rezervë, por u inkuadrua në lojë në minutën e 32’të pasi Francis Coquelin pësoi një lëndim.

Pas kësaj fitoreje, Arsenali rrëmben pozitën e tretë me 13 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Liverpooli në pozitën e katërt. Derisa kjo humbje e lë Chelsean në pozitën e tetë në tabelë me 10 pikë të grumbulluara pas gjashtë xhirove.

https://youtu.be/TLVCzY_Nfmw

Temat
BotëSport

Të afërta