Teknologji

Edward Snowden ju paralajmëron që të mos e përdorni këtë aplikacion [FOTO]

By FIRST CHANNEL

September 23, 2016

Mos e përdorni “Allo”. Kjo është mënyra se si ish i punësuari nga CIA dhe personi që zbuloi përgjimet nga NSA ju paralajmëron që të mos përdorni aplikacionin e fundit nga Google, “Allo”. “Falas nga sot: Google Mail, Google Maps, dhe Google Mbikëqyrje,” ka shkruar ai në Twitter. “Kjo është #Allo. Mos e përdorni Allo”, transmeton Express. Mbetet që ju vetë ta gjykoni nëse do ta përdorni apo jo.

Google Allo është një aplikacion “i mençur” për shkëmbimin e mesazheve i cili ofron veçoritë të cilat i gjeni në aplikacione si WhatsApp dhe Facebook Messenger.