Botë

300 efektivë dhe FNSH-ja për të garantuar sigurinë në ndeshjen Partizani-Tirana

By Dijart Dyla

September 23, 2016

Policia e Elbasanit ka marrë masat organizative për sigurimin e rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal të ndeshjes kombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve “K.F.Partizani” dhe “K.F. Tirana”, e cila do të zhvillohet më datë 25.09.2016 në orën 19:00 në Stadiumin “Elbasan Arena”.

Në orën 17:00 të datës 25.09.2016:

Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit.

Nga “Kryqëzimi i rrugës së Tapeteve” deri tek “Ish-Konservimi” nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 300 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet vartëse të saj dhe FNSH-ja.

Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:

a) sende të forta,

b) shishe (të çfarëdolloji)

c) fishekzjarre

d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)

e) çelësa të ndryshëm

Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium.

Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportëdashësit.

Të gjitha lokalet që ndodhen përreth Stadiumit nga ora 17:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes, të marrin masa të jenë të mbyllura.

“Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 25 Shtator lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, çka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti”, thuhet në njoftim zyrtar.