Botë

Reali me dy mungesa të mëdha kundër Las Palmas

By Dijart Dyla

September 22, 2016

Real Madrid do të jetë pa Marcelon dhe Casemiron kundër Las Palmas

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk do të mund të llogarit në dy lojtarët standard të skuadrës së parë, Marcelo dhe Casemiro.

Marcelo u lëndua në ndeshjen e mbrëmshme kundër Villarealit, ndërsa Casemiro një ndeshje më parë, kundër Espanyolit.

Të dy këta lojtarë nuk janë stërvitur sot me skuadrën dhe pritet të jenë jashtë ndeshjes kundër Las Palmas.