Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Protesta e shoqërisë civile kundër mbetjeve, bashkohet edhe kryebashkiaku i Parmës

Protestës së shoqërisë civile në Tiranë kundër importit të mbetjeve iu bashkua edhe kryetari i bashkisë së Parmës, Pizzaroti.

Ai është shprehur se e mbështet këtë protestë dhe është gjë e mirë që ka një lëvizje qytetare që mbron interesat e publikut.

“Ju mbështes për protestën. Në Parma ka një vëmendje për të edukuar publikun për diferencimin e mbetjeve. Në Parma nuk lejohet impiant djegiesh, të cilët sjellin ndotje të ambientit. Në Parma janë rritur impiantet ricikluese deri ne 70% e mbetjeve. Më vjen mirë që ka një lëvizje qytetare, në mbrojtje të interesit publik”, tha ai.

Exit mobile version