Showbiz

Momenti kur martesa e Jolie me Pitt mori fund

By Dijart Dyla

September 22, 2016

Angelina Jolie kërkoi divorc nga Brad Pitt të hënën, duke cituar dallimet mes tyre si arsye të ndarjes, vetëm dy vite pasi ata ishin martuar.

Por shenjat se çifti nga Hollivudi do të ndaheshin mund të kenë qenë shumë të qarta në tetor, kur ata kishin vizituar parkun Legoland në Windsor.

Në fotografi të pa para më herët, Brad, 52 vjeç, dhe Angelina, 41 vjeçe, duket se kishin një argument shumë të nxehur para njerëzve të tjerë që shikonin të befasuar, transmeton Gazeta Express.

Aktori mund të shihet duke ia prekur krahun Jolies, para se ajo t’ia largojë dorën atij. Shikoni fotot më poshtë: