Shpërthen Guardiola, përjashton Touren nga ekipi sherri i menaxherit (Foto)

Pep Guardiola, menaxher i Manchester Cityt, i ka bërë me dije Yaya Toures se do ta rikthej në ekip atëherë kur menaxheri Dimitri Seluk t’i kërkoj falje ekipit

Menaxherit të Manchester Cityt, Pep Guardiolas, i ka humbur durimi. Strategu spanjoll nuk e ka pritur mirë deklaratën e menaxherit të Yaya Toures, Dimitri Seluk.

Ky i fundit, ditë më parë, i ka dërguar selame të forata ish trajnerit të Barcelonës dhe Bayern Munichut, përcjell Express.

“Nëse Guardiola e fiton Ligën e Kampionëve këtë sezon, atëherë unë do të udhëtojë në Angli dhe unë do t’i them në televizion se Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë”, kishte thënë Seluk.

“Por, nëse i City nuk do të fitojë Ligën e Kampionëve, atëherë unë shpresoj që Pep do të marrë guximin dhe të pranoj se kishte gabuar kur ka fyer një lojtar të madh si Yaya”, kishte theksuar ai.

Por, Guardiola i ka bërë me dije Selukut se Yaya Toures nuk do të luajë asnjë minutë nëse nuk i kërkon falje klubit.

“Kur të ndodhë kërkim falja, Yaya do të jetë pjesë e grupit dhe ai do të ketë të njëjtën mundësi për të luajtur të gjitha ndeshjet. Sepse unë nuk mund të pranojë, si trajner, që çdo agjenti të ankohet në media kur lojtari i tij nuk luan”, ka deklaruar Guardiola.

Guardiola nuk po mund ta kuptoj se si menaxherët i përzihen në punë trajnerit, përcjell Express.

“Në kohen time nuk ka pasur kësi gjëra. Por, si duket tani është epokë e re. Unë jam brez i vjetër, dhe agjentët e brezit të vjetër e dinë se lojtarët duhet ta bëjnë punën e vetë, dhe tranerët të vetin”, ka theksuar ai.

untitled_1474379335-4349000

Temat
BotëSport

Të afërta