Prokuroria “ç’kodon” celularët e Artan Hoxhës, gazetari: Ka plot gjëra interesante

Gazetarja e News 24 Klodiana Kapo, e ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ është shprehur se ditën e nesërme gazetari Artan Hoxha mund të shkojë të marrë celularët që iu sekuestruan disa ditë më parë nga prokuroria e Krimeve të Rënda.

Sekuestrimi i celularëve të gazetarit Hoxha u bënë pas deklaratave të tij në emisionin ‘Opinion’ në lidhje me pilotin e avionin që u rrëzua në Ishëm të Durrësit.

Në këtë emision, Hoxha u shpreh se piloti italian kishte pranuar se do të trafikonte drogë dhe se të bashkëpunonte më prokurorinë shqiptare, ku ai do të tregonte edhe bashkëpunëtorët e tij.

Këtë deklaratë, prokuroria e krimeve të rënda e cilësoi si nxjerrje të sekretit hetimor dhe për këtë arsye gazetari Hoxha u shoqërua për në prokurori ku ai u pyet për rreth tre orë.

Klodiana Kapo gjithashtu është shprehur se telefonat e Hoxhës janë hapur dhe prokuroria ka bërë këqyrjen e celularëve.

“Më bëhet qejfi se aty ka plot gjëra interesante për ta. Uroj që ky veprim që kanë bërë të ketë shërbyer që të zbardhë një hetim që e kanë nisur me vrull”, tha gazetari Artan Hoxha.

Temat
LajmeRajon

Të afërta