Këta binjakë nuk mund t’i dallojë as babai i tyre

Një prind, i cili nuk mund t’i dallojë djemtë e tij binjakë, ka bërë një kërkesë online drejtuar prindërve të cilët kanë binjakë të lindur nga një vezore.

Burri i paidentifikuar shkroi për ndihmë në rrjetin social Reddit, pasi pranoi se ai dhe gruaja e tij ‘kishin provuar gjithçka’ për të arritur që t’i dallojnë djemtë e tyre binjakë – se cili është cili – por nuk ia kanë dalur.

Të zhgënjyer me këtë fakt – dhe duke e ditur se vetëm duke iu vendosur nga një byzylyk të ndryshëm në duar nuk do të ishte e mjaftueshme – ata vendosën që njërit t’i bënin tatuazh.

identical-babies

“Ishte nevoja që të bënim diçka të përhershme, jo të përkohshme”, tha ai. Pasi mori shumë përgjigje nga përdorues të Reddit lidhur me këtë fakt, ai tha se ndjehet i lumtur që tani mund t’i dallojë ata, për shkak të tatuazhit.

Temat
Fun

Të afërta