Showbiz

Ka mjaftuar një video që Irina Shayk të merr 300 mijë pëlqime në Instagram (Video)

By Egzona Krasniqi

September 20, 2016

Irina Shayk ka shkëlqyer si gjithmonë edhe në reklamën më të fundit të bërë për të brendshmet.

Ish e dashura e Critstiano Ronaldos ka treguar edhe njëherë se di të bëjë më së miri punën e modeles.

“Unë dhe intimissimi. Kënaquni duke parë reklamën time televizive për Intimissimi”, ka shkruar në Instagram Shayk, transmeton Telegrafi.

Irina shihet duke reklamuar të brendshmet e zeza të kompanisë së veshmbathjeve italiane.

Kjo ka mjaftuar që video të marrë mbi 300 mijë pëlqime në rrjetin social Instagram.

Me and @intimissimiofficial ❤️ Enjoy the worldwide preview of my new TV commercial for #Intimissimi! 📽✨

A video posted by irinashayk (@irinashayk) on