Grabitja e bankës në bllok, Robert Kulla mbetet në burg

Gjykata e Apelit refuzoi kërkesën për liri që bëri i ndaluari për grabitjen e bankës në zonën e ish-bllokut, ngjarje e ndodhur në fillim të muajit gusht.

Apeli vendosi të lë në fuqi vendimin e Gjykatës të Shkallës së Parë me masë sigurimi personal 30 ditë burg për Robert Kullën.

Ai u vu në pranga në 30 shtator nga policia e Tiranës, ndërsa ai pretendon se ditën kur është grabitur banka nuk ka qenë në Tiranë. Në banesën e tij policia gjeti shuma të konsiderueshme parash, por ai ka deklaruar se ato janë të përfituara nga qiratë e tre objekteve në pronësi të tij.

Bashkë me Robert Kullën u arrestuan edhe Roland Liti dhe Alan Babameto.

Temat
LajmeRajon

Të afërta