Showbiz

Angelina Jolie dhe Brad Pitt po ndahen

By Dijart Dyla

September 20, 2016

Angelina Jolie ka nisur procedurën e shkurorëzimit nga Brad Pitt, bëhet e ditur sipas raportimeve të fundit.

TMZ raporton se aktorja ka paraqitur dokumentet e caktuara të hënën, duke cituar dallimet mes tyre si arsye të ndarjes.

Jolie madje bëhet e ditur se ka kërkuar edhe kujdestarinë për gjashtë fëmijët e çiftit.

Jolie dhe Pitt filluan marrëdhënien më 2004 dhe u martuan në gusht të vitit 2014.