Rajon

Sherr me thika për motive banale, 42-vjeçari nga Vau i Dejës përfundon në spital

By Dijart Dyla

September 19, 2016

Një 42-vjeçar nga Vau i Dejës me inicialet K.P është plagosur me thikë gjatë një konflikti me një 45-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në rrugën Laç-Vau i Dejës. K.P ka nisur një konflikt verbal me 45-vjeçarin Lazer Gega me banim në Laç. Sherri ka ndodhur për motive të dobëta – thotë policia në një njoftim zyrtar- dhe më tej ka degraduar deri në përdorimin e armës së ftohtë.

Falë veprimeve hetimore të kryera nga efektivët e Sektorit për Krimet e Rënda në Shkodër, është bërë i mundur arrestimi i autorit.

Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.