Mjekimi i pakujdesshëm, ja sa raste janë hetuar në gjykatat shqiptare për vitin 2016

Dy mjekët e maternitetit “Koco Glozheni” të cilët po hetohen nga prokuroria për akuzën e mjekimit të pakujdesshëm pas vdekjes së nënës 35 vjeçare Aida Çajka me foshnjen e saj nuk janë të vetmit të proceduar për vitin 2016.

Sipas të dhënave nga gjykata e Tiranës nën akuzë për mjekim të pakujdesshëm janë mjekë dhe për pesë raste të tjera.

Report Tv është interesuar pranë kësaj gjykate dhe rezulton se disa prej këtyre mjekëve janë nën akuzë pasi ndërhyrjet kirurgjikale të cilët ato kanë bërë tek pacientët kryesisht operacione plastike kanë shkuar keq duke shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin e pacientëve.

Ndër mjekët e paditur janë dhe dy mjek po nga materniteti Koco Glozheni përkatësisht Elona Burba dhe Petrit Rexhepi të cilët akuzohen se me mjekim të pakujdesshëm i shkaktuan vdekjen Dorjana Hakës bashkëshortes së portierit të Partizanit Alban Hoxha.

Temat
LajmeRajon

Të afërta