Grabiten punëtorët e një pompe derivatesh në Shtime

Policia e Kosovës njofton se në fshatin Gjurkovc të Komunës së Shtimes, dje rreth orës 03:10 të mëngjesit, ka ndodhur grabitjes në një pompë derivatesh.

Raporti i policisë bën të ditur se dy viktima meshkuj K/Shqiptarë kanë informuar se gjersa ishin duke punuar në një pompë të derivateve, dy persona me maska dhe të armatosur kanë hyrë në vendin e tyre të punës dhe nën kërcënimin e armës kanë arritur që nga viktimat të grabisin rreth 500 € dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë hetimit kanë konfiskuar një veturë e cila dyshohet të jetë e përfshirë në rast.

Temat
LajmeVend

Të afërta