Fun

Del nga rruga dhe “parkohet” në çatinë e një shtëpie

By Dijart Dyla

September 19, 2016

Një shofer i cili humbi kontrollin e veturës së tij përderisa ishte duke u kthyer në një kthesë, përfundoi duke e “parkuar” veturën e tij në çatinë e një shtëpie.

Burri ia doli që të dilte nga rruga dhe ta përplaste veturën për një çati të një shtëpie pranë, ku qëndroi e parkuar.

Askush nuk mbeti i lënduar, duke përfshirë edhe njerëzit që ishin në shtëpi në kohën kur ndodhi përplasja, transmeton Gazeta Express.

Incidenti ndodhi në qytetin Qingdao në Kinë të premten.