Bisedimet për demarkacionin, javën e ardhshme?

Partitë opozitare kanë vendosur që të pranojnë ftesën e kryeministrit Isa Mustafa për t’u ulur në një tavolinë të bisedimeve.
Kësisoj, ditëve në vijim liderët e pesë partive më të mëdha në vend do të ulen në një tavolinë për t’i dhënë epilog procesit të gjatë të Demarkacionit.

Derisa “Nisma për Kosovën” thotë se debati i ri për kufirin është një lloj tradhtie, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje thonë se në këtë takim përfundimisht demarkacioni do të konstatohet i vdekur dhe do të ecet përpara me proces të ri.

Kryeministri Mustafa ka deklaruar se jo më larg se në fillim të muajit tetor pritet të nisë një raund i ri bisedimesh rreth përafrimit të qëndrimeve mbi kufirin me Malin e Zi.

Këshilltari politik i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu, ka thënë për Tribuna Channel se takimi mund të ndodhë nga java e ardhshme.

Temat
Vend

Të afërta