Showbiz

Alketa Vejsiu debat me Robert Aliajn: Kto nuk thuhen në programin tim

By Dijart Dyla

September 19, 2016

Gjatë kërcimit të aktorit Xum Allushi me Fjolla Morinën, ka lindur një debat mes Alketa Vejsiut dhe Robert Aliajt.

Valsi është quajtur si më banali nga Aliaj dhe ky debat i tejkaloi ‘caqet’. Roberti gjithashtu tha se artistët sot bëhen të famshëm me ‘selfie’. Moderatorja Alketa Vejsiu i ndërpreu fjalën Robertit duke thënë se këto debate përtej kërcimit nuk mund të bëhen në programin e saj. Pavarësisht të gjithave, Aliaj i ka vlerësuar sinqeritetin dhe guximin e këtyre dy artistëve por gjithashtu edhe punën që kanë bërë deri në orët e vona të natës për performancën e sotme.