Ymeri i përgjigjet Veselit: Lëvizja Vetëvendosje çliroi Prishtinën nga krimi e korrupsioni

Shpend Ahmeti ka heshtur përball akuzave të Kadri Veselit të PDK’së se Prishtina se meriton qeverisjen e keqe të Vetëvendosjes. Mirëpo, ka folur Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje. Visar Ymeri ka thënë se Prishtina është çliruar nga krimi dhe korrupsioni. Ymeri e ka quajtur Kadri Veselin si kokë të krimit në Kosovë.

Lexojeni të plotë reagimin e Visar Ymerit

Njeriu i nëntokës, Kadri Veseli, paska deklaruar se Prishtina nuk e meriton udhëheqjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ky deklarim duket të jetë pak i vonuar sepse koka e krimit në Kosovë nuk mund ta durojë dot një qeverisje që i jep fund krimit e korrupsionit, që nuk e lejon asnjë keqpërdorim, që ndalon çdo ndërtim pa leje, që vendos rregull e rend në administratë dhe çdo institucion që e mbikëqyrë, që është transparente në punësim dhe çdo vendim, që punon për barazi, etj.

Prishtina me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, me kryetarin Shpend Ahmeti në krye, sigurisht që do të vazhdojnë me përkushtim maksimal angazhimin që Prishtinën të ia kthejnë qytetarit. Si dhe, bashkarisht do të angazhohemi për një sistem të drejtësisë të pavarur që ia tregon vendin Kadri Veselit dhe kryetarëve të komunave nga partia e tij, me akuza nga më të ndryshmet. Për drejtësi që i jep fund klanit Pronto.

Prishtina po çlirohet! Do ta çlirojmë gjithë Kosovën!

Temat
Vend

Të afërta