Botë

Wenger gëzon Granit Xhakën (Foto)

By Dijart Dyla

September 17, 2016

Granit Xhaka pritet të luajë nga minuta e parë në ndeshje ndaj Hull City, e cila luhet sot nga ora 16:00 Arsen Wenger, menaxheri i Arsenalit, ka vendosur që Granit Xhakën ta inkuadroj nga minuta e parë në ndeshje ndaj Hull City, raporton Goal.com.

Ylli i Zvicrës, në dy ndeshjet e fundit ndaj Paris Saint-Germain dhe Southampton kishte përfunduar në bankën rezervë të Gunners, përcjell Express.

Ndërsa, nga minuta e parë pritet të luajë edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Msutafi. Kurse, Arsenalit në këtë takim pritet t’i mungoj sulmuesi francez, Olivier Giroud, i cili është i lënduar.