Showbiz

Thuani lamtumirë syzeve, ja receta natyrale për sytë (Foto)

By Dijart Dyla

September 17, 2016

Tani mund t’i thoni lamtumirë syzeve dhe të përmirësoni shikimin me këtë recetë të përkryer. Kjo mënyrë vjen nga një kirurge e njohur ruse dhe një bashkëpunëtor i saj, të cilët preferojnë që para secilës seancë mjekësore t’ju ofrojnë pacientëve këtë recetë që përmirëson shikimin. Sipas tyre kjo recetë përmirëson shikimin dhe parandalon humbjen e shikimit. Ja cila është receta që nuk është shumë e kushtueshme.

Përbërësit që ju duhen janë:

100gr aloe vera

500gr arra të grimcuara

300gr mjaltë

3-4 copë lëng limoni

Mënyra se si përgatitet:

Gjethet e aloe vera, e cila cilësohet si një bimë çudibërëse i vendosni në një enë me ujë që ka temperaturën e dhomës dhe më pas shtoni përbërësit tjerë. Kjo përbërje duhet të qëndrojë në frigorifer nga 10 deri në 12 ditë.

Këtë kurë duhet ta konsumoni 30 minuta para secilit vakt, 3 herë në ditë dhe kura duhet të përdoret deri në momentin kur e kuptoni që shikimi juaj është shumë i kthjellët.