Sport

Kosova kërkon fitoren historike

By FIRST CHANNEL

September 17, 2016

Kosova dhe Bullgaria do të përballen sonte, nga ora 20:00, në palestrën e sporteve “Minatori” në Mitrovicë. Kjo do të jetë ndeshja e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian për skuadrën kosovare, njëkohësisht rasti i fundit për të shënuar fitoren e parë historike.

Në këtë ndeshje do të mungoj ylli i Kosovës, Justin Doellman, i cili i është bashkuar skuadrës spanjolle, Barcelonës në stërvitje për sezonin e ri.

Në vend të Justin Doellmanit, shtabi teknik i Kosovës e ka angazhuar amerikanin tjetër të natyralizuar Scott Bamforth, i cili do të paraqitet në ndeshjen e së shtunës kundër Bullgarisë.

Në anën tjetër Bullgaria në këtë ndeshje do të paraqitet pa yllin e saj, Aleksandar Vezenkov, i cili njëjtë sikur Doellman luan për Barcelonën.

Përfaqësueses bullgare në këtë duel do t’u mungoj edhe Bost Demarquis, por që në vend të tij do të angazhohet Jason Washburn.

Ky i fundit është emër i njohur për basketbollin kosovar, pasi ky lojtar në edicionin paraprak i ka mbrojtur ngjyrat e Sigal Prishtinës, me të cilën skuadër është kurorëzuar me titullin e kampionit, Kupën e Kosovës dhe me trofeun e Ligës Ballkanike.