Reperi i njohur, Gold AG gjithmonë ka qenë i rezervuar sa i përket jetës së tij private, por gjithçka tashmë është zvuluar dhe po del se ai tash e një kohë është i fejuar.
Ky lajm mund të jetë paksa shokues pasi ka kohë që nuk është lakuar jeta e tij private, por Arian Agushi për Prive e ka konfirmuar se është i fejuar me një vajzë e cila jeton jashtë vendit
Ai, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes të mediave rozë, ndërsa në krah ka shumë fansa e sidomos nga gjinia e bukur, por shpresat e tyre tashmë kanë marrë fund.
Se kush është vajza që ia ka rrëmbyer atij zemrën dhe pse e ka ruajtur tash e një kohë këtë sekret mbetet ta marrim vesh në ditën në vazhdim.