Lajme

Atentat në Laç, drejtuesi i “Benz’’-it qëllohet pa mëshirë nga dritaret e automjetit

By Dijart Dyla

September 17, 2016

Është qëlluar me pistoletë në drejtim të një të riu në lagjen numër 2, para pak minutash. I riu udhëtonte me një ‘’Benz’’ me ngjyrë të kuqe dhe në momentin që është shkëmbyer me një autoveturë tjetër është qëlluar nga dritaret. Atentatorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, në drejtim të Mamurrasit, ndërsa shënjestra nuk raportohet se ka probleme serioze me shëndetin.

I riu me të dëgjuar krismat, ka ndalur makinën dhe është larguar në drejtim të pallateve për të humbur gjurmët. Policia e Kurbinit ka mbërritur në vendngjarje, duke pyetur edhe dëshmitarët, të cilët kanë qenë të shumtë në momentin e atentatit. Newsbomb/