Atentat në Laç, drejtuesi i “Benz’’-it qëllohet pa mëshirë nga dritaret e automjetit

Është qëlluar me pistoletë në drejtim të një të riu në lagjen numër 2, para pak minutash. I riu udhëtonte me një ‘’Benz’’ me ngjyrë të kuqe dhe në momentin që është shkëmbyer me një autoveturë tjetër është qëlluar nga dritaret.
Atentatorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, në drejtim të Mamurrasit, ndërsa shënjestra nuk raportohet se ka probleme serioze me shëndetin.

I riu me të dëgjuar krismat, ka ndalur makinën dhe është larguar në drejtim të pallateve për të humbur gjurmët. Policia e Kurbinit ka mbërritur në vendngjarje, duke pyetur edhe dëshmitarët, të cilët kanë qenë të shumtë në momentin e atentatit. Newsbomb/

kurbin-300x164_1474115827-6105451

Temat
LajmeRajon

Të afërta