Lajme

Ahmeti tregon se sa hektarë tokë i ka kisha ortodokse në oborrin e UP’së

By Dijart Dyla

September 17, 2016

Sot gjatë ditës Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është përgjigjur në pyetjen e gazetarit të KTV-së, Mefail Bajqinovci se a është e vërtetë që kisha ortodokse posedon mbi katër hektarë tokë brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës. Ahmeti ka thënë se në kadastër është e regjistruar ashtu, por që qëndron një problem tjetër.

Më poshtë mund ta shiheni përgjigjen e plotë të Kryetarit:

“Në kadastër e regjistruar ashtu, mirëpo nuk posedojmë asnjë dokumentacion tjetër për të treguar se si është regjistruar kjo. Rasti është në gjykatë në bazë të padisë së UP/Ejup Statovcit për kalimin e jashtëligjshëm të pronës”, ka shkruar Ahmeti.