Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale kanë munguar në stërvitjen e së premtes dhe janë në dyshim për ndeshjen ndaj Espanyol të dielën.
Real Madridi do të zbresë në fushën e Espanyolit pa dyshen e sulmuese, Cristiano Ronaldo e Gareth Bale, kështu shkruan e përditshmja madrilene Marca.
Sipas Marca, Ronaldo e Bale nuk janë stërvitur me ekipin gjatë ditës së premte. Portugezi ndjen dhimbje në gjurin e majtë, pas lëndimit që mori në finalen e ‘Euro 2016’, derisa Bale mori një goditje të fuqishme të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve ndaj Sportingut.
Sidoqoftë, mbetet të shihet nesër nëse dy lojtarët do të stërviten me pjesën tjetër të ekipit, që është e fundit para ndeshjes me Espanyolin.