Lajme

Pallaska shpjegon publikisht se si Grabovci mund t’i ikë burgut (Video)

By Dijart Dyla

September 16, 2016

Avokati Dastid Pallaska, ka shpjeguar në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit në detaje propozimin e tij se si prokuroria duhet të pyet Adem Grabovcin që të bëhet dëshmitarë bashkëpunues.

Ai ka vlerësuar se Grabovci në këtë rrugë ka mbetur i vetëm dhe Prokuroria sipas tij duhet të shfrytëzoj gjendjen aktuale dhe emocionale të ish-shefit të grupit Parlamentar të PDK-së.

Sipas avokatit Pallaska hetime duhet të zgjerohen edhe më shumë dhe Prokuroria siç tha ai duhet ta gjej kush është vërtet shefi i shefave.