Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Mediet serbe tallen me fitoren e thellë të Serbisë ndaj Shqipërisë (Foto)

Kombëtarja Shqiptare e femrave U19, ka pësuar humbjen të thellë nga Kombëtarja e Serbisë.
Me rezultat 9:0, Serbia ka mposhtur Shqipërinë në Tiranë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Fitorja me rezultat shumë të thellë në Shqipëri, ka bërë që mediet në Serbi të tallen me vashat shqiptare.

Mediet e këtij vendi, kanë raportuar me krenari për fitoren e skuadrës së tyre, teksa kanë bërë “shaka” me paraqitjen Kombëtares Shqiptare.

“Te rejat tona i kanë “lodh”. Serbet mundin shqiptaret në mes të Tiranës”, shkruan KurirSport.

Pak më e “butë” me Shqipërinë është treguar ‘B92’.

“Serbia mundi Shqipërinë në Tiranë 9:0”, shkruan ‘B92’, përafërsisht të njëjtë e ka raportimin edhe ‘Tanjug’.

Exit mobile version