Gashi: Dikush tjetër tentoi të ndikojë tek dëshmitarët, jo Azem Syla

Pak minuta para se të nis seanca dëgjimore e Azem Sylës, avokati i tij Tomë Gashi tha se gjyqtarja, Jenifer Seal, ka caktuar masën e arrestit pasi sipas saj dhe prokurorit ekziston dyshimi se ai ka mundur të ndikojë në dëshmitar.
Megjithatë ai u shpreh i bindur se Syla nuk ka fare të bëjë me këtë dhe se dikush tjetër pa lejen e Sylës ka bërë këtë.

“Jemi të bindur se Syla nuk ka fare të bëjë me dëshmitar të mbrojtur, por atë ka mundur ta kontaktojë dikush pa lejen e Sylës”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, do të vërtetohet se Syla nuk ka të bëjë aspak me atë.

azem-syla-650x358

Temat
Vend

Të afërta