Botë

Bonucci: Isha gati të transferohem te kjo skuadër gjatë verës

By Dijart Dyla

September 16, 2016

Leonardo Bonucci ka bërë të ditur se ka refuzuar Manchester Cityn këtë afat kalimtar veror. Mbrojtësi i Juventusit, ka zbuluar se ka pranuar një ofertë nga skuadra angleze, por ka vendosur të qëndrojë te ‘Zonja e Vjetër’.

“Nëse them se s’kisha dyshime për të ardhmen, do të bëhesha hipokrit”, deklaroi Bonucci.

“Gjithmonë kam thënë se Juventusi është shtëpia ime, dhe jam i lumtur me zgjidhjen time”, deklaroi Bonucci për mediet italiane, përcjell Lajmi.net.

“Por, këtë verë kam pasur një sprovë, sepse më kërkonte një trajner”, vazhdoi italiani, duke bërë të ditur se e kërkonte Pep Guardiola.

“Në një pikë të caktuar, e ndala veten, dhe kujtova se ëndrra ime e fëmijërisë ka qenë për të fituar me Juventusin”, shtuar 29 vjeçari.