Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Tri vdekje të dyshimta kanë ndodhur dje në Kosovë

ri vdekje të dyshimta, siç i ka cilësuar Policia e Kosovës, kanë ndodhur të mërkurën në tri qytete të ndryshme të Kosovës, Prishtinë, Gllogoc dhe Skenderaj.
Sipas njoftimit të PK-së, në rrugën “Malush Kosova” në Prishtinë është gjetur e vdekur një femër në oborrin e saj, të cilës i ka shpërthyer një mjet shpërthyes në dorë.

Ndërsa në Gllogoc në orën e mbrëmjes është gjetur trupi i pa jetë i një mashkulli. Viktima e tretë në Skenderaj është gjetur në banesën e tij, transmeton lajmi.net.

Vdekjen e tyre sipas PK-së e kanë konstatuar ekipet mjekësore, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Exit mobile version