Një studente nga Britania e Madhe ka bërë vetëvrasje duke përdorur helmin që kishte blerë online.
Natasha Kasanda, vetëm 19-vjeçe, nga Universiteti i Hull, për një kohë kishte vuajtur nga depresioni i fituar nga sulmet e ISIS nëpër botë, shkruan MailOnline, përcjell Express.
Ajo është përshkruar si një studente jashtëzakonisht inteligjente, por që është rrënuar nga “djajtë” e problemeve të shëndetit mendor.
Nëna e saj Tasheni Makumbai-Monk ka thënë se vajza e saj kishte tentuar të vriste veten edhe dy herë më parë.
Ajo tregoi se vajza e saj ishte tmerruar nga sulmet e ISIS.