Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Skuadra që e nisi për mrekulli Superligën, mbetet pa trajner

Trepça ’89 ka mbetur pa trajner. Tekniku vushtrrias, Bekim Shotani, ka shkëputur kontratën me klubin “minator”.
Largimi i tij nga “Riza Lushta” erdhi për shkaqe familjare.

“Për shkaqe familjare, sot isha i detyruar që ta shkëpusë kontratën me Trepçën ’89. E falënderoj kryesinë, lojtarët dhe tifozët. Ju dëshiroj suksese”, deklaroi Shotani për “GazetaOlle.com”.

Shotani e drejtoi me shumë sukses 89-shin në katër xhirot e para, duke grumbulluar 9 pikë pas tri fitoreve dhe një disfate.

Exit mobile version