Botë

Shpërthim në një anije turistësh në Bali: Vritet 1 gjerman, plagosen 19 persona të tjerë (Foto)

By FIRST CHANNEL

September 15, 2016

Të paktën një turist gjerman është vrarë dhe 19 persona të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një anije turistësh në ishullin Bali të Indonezisë, njofton policia.

Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin, megjithëse zyrtarët thonë se ka qenë bombë, transmeton Express.

Në momentin e shpërthimin në anije gjendeshin 35 udhëtarë, që të gjithë të huaj, dhe katër anëtarë të ekuipazhit.

Indonezia ka histori të dobët të shërbimeve të anijeve dhe aksidentet fatale janë të zakonshme.