Botë

Rrahje masive mes azilkërkuesve dhe djathtistëve në Gjermani (Video)

By Dijart Dyla

September 15, 2016

Rreth 80 ekstremist të krahut të djathtët dhe 20 azilkërkues janë përleshur mbrëmë në qytetin e tregut qendror të Bautzen në Gjermaninë Lindore, raporton BBC. Djathtistët persekutuan azilantët në hotelin që po qëndronin, ku më pas konflikti ishte ndërpresë nga policia.

Një ditë më parë një qytetar gjerman u godit më një shishe, ndërsa, shumë qytetarë të tjerë kanë akuzuar azilkërkuesit për ngacmime të llojllojshme, transmeton lajmi.net.

Sipas dëshmitarëve okularë trazirat filluan nga azil kërkuesit, të cilët edhe e refuzuan thirrjen e policisë të largoheshin nga tregu, ata gjuajtën me shishe.

Kryetari i Bautzenit, ka bërë thirrje për qetësi dhe njoftoj se do të ketë rritje të patrullave të policisë në zonën e tregut të cilët do të kujdesën për rendin dhe do të jenë në shërbim të qytetarëve.