Showbiz

Marina Vjollca më e dashuruar se kurrë, shikoni çfarë bën Geti për të (Foto)

By Dijart Dyla

September 15, 2016

Sot ajo nuk është zgjuar me ‘Nutella’, siç thotë në këngë i dashuri i saj Getoar Selimi. Por me ëmbëlsira është zgjuar ama. Marina Vjollca duket se është tepër e dashuruar.

Ky mëngjes e ka gjetur e rrethuar me ‘zemra’. Ushqim në formë zemre, ëmbëlsirë në formë zemre, ka publikuar moderatorja seksi e ‘Procesit Sportiv’. Duket se Geti i saj po e llaston pafund të dashurën e tij të zemrës.

Ata vazhdojnë të shijojnë praninë e njëri tjetrit në Maldive dhe kjo ‘parajsë’ në tokë i paska shtuar më shumë dashurinë çiftit. Marina duket shumë provokuese teksa uron ‘Mirmëngjes’ nëpërmjet fotove.