Ky autobus elektrik përshkon 563 km me një karrikim të vetëm

Një kompani prodhimi automjetesh elektrike në Amerikë, Proterra, ka prezantuar një seri të re autobusësh të cilët mund të udhëtojnë deri në 563 km më një karikim të vetëm.

Të quajtur seria Catalyst E2, autobusët kanë kapacitet ruajtjeje energjitike 440 deri në 660 kWh. Kjo fuqi do të thotë se seria E2 mund të jetë në gjendje të përshkojë çdo rrugë të një komune në Amerikë për një ditë, me një karikim të vetëm.

Kjo i bën këto autobusë një alternativë më të mirë zgjedhjeje se ato tradicionalë të furnizuar me lëndë djegëse, jo vetëm për shkak të efiçencës së energjisë por edhe pse ato mund të përshkojnë distanca më të mëdha pa pasur nevojë të ndalojnë. Gjithashtu automobilat elektrikë kanë kosto më të ulët mirëmbajtjeje.

Kompania raporton se shitjet e saj vjetore të makinave elektrike janë rritur me 220% që nga viti 2015, dhe seria e re Catalyst E2 vetëm sa do ta rrisë akoma më shumë suksesin e saj në treg.

Temat
Teknologji

Të afërta