Botë

Kështu mund të regjistroheni në kampin e Juventusit që mbahet në Kosovë (Foto)

By Dijart Dyla

September 15, 2016

Ky kamp organizohet nga gjiganti torinez Juventus në bashkëpunim me shkollën e futbollit ‘Shqiponjat’ nga Prishtina. Skuadra e njohur italiane Juventus çdo vit e më shumë është duke punuar me akademinë e klubit dhe për rrjedhojë është duke mbajtur kampe në të gjithë botë, ndërsa nga ky vit do të fillojë edhe në Kosovë, gjegjësisht Gjilan.

Ky kamp organizohet nga gjiganti torinez Juventus në bashkëpunim me shkollën e futbollit ‘Shqiponjat’ nga Prishtina.

Fëmijët nga mosha 6 deri në moshën 17 vjeç kanë filluar regjistrimin për këtë kamp që do të mbahet nga 3 deri më 8 tetor, shkruan “Telegrafi.com”.

Numri është i limituar pasi do të pranohen gjithsej 150 fëmijë dhe për këtë duhet të veproni sa më shpejtë që të regjistroheni.

Më poshtë mund të gjeni formularin se si mund të regjistroheni.