Duket se këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka hapur arkivat.
Ajo, në një postim në Instagram shfaqet duke kënduar live në club-in e saj.duket që këngëtarja është lodhur e djersitur aq shumë duke kënduar, aq sa ka menduar të ‘freskohet’ me shampanjë.
Me siguri reperi kosovar Getoar Selimi i ka ‘vjedhur’ Aurelës idenë e ‘të lagurit me shampanjë’. “Kësaj i thonë bëje mirë, bëje vetë. Edhe pa dalë kënga hiç e pa qenë në modë të lagurit”, shkruan këngëtarja.