Showbiz

Varros hyn në operacion (Foto)

By Egzona Krasniqi

September 14, 2016

Reperi Varrosi, i cili mbeti i plagosur të martën gjatë përleshjes së reperëve në Prishtinë, është duke u operuar. Burimet e Telegrafit bëjnë të ditur se ai ndodhet në sallën e operacionit në Kirurgji, ku po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.

Zënka ndërmjet Noizyt dhe Cozmanit eskaloi në gjuajtje me armë, me ç’rast Denis Hajri mbeti i plagosur.

Pas ekzaminimeve mjekësore është vendosur se atij i nevojitet operacioni për t’u shëruar.

Kujtojmë që i plagosur mbeti edhe Noizy, mirëpo ai u lëshua nga spitali pas intervenimit të mjekëve.